Top One Group është ndërtuar për të ofruar zgjidhje të integruara në suport të rritjes së brand-eve dhe bizneseve, të diferencimit dhe komunikimit në mënyrë efektive me audiencat e tyre.
🎯 Top One Creative
Agjenci kreative & Marketing
Top One Creative është zemra dhe njëkohësisht truri i grupit. Këtu lindin idetë, krijohet vizioni dhe ndërtohen strategjitë që i japin formë brand-eve.
Top One Creative ofron:
- Strategji marketingu & komunikimi efektiv për bizneset.
- Dizajn; Logo; Dekor.
- Digital marketing (Social Media, Google Ads, Content writing, GMB, email marketing).
- Ndërtim dhe menaxhim website & e-commerce.
- Video produksion.
- Konsulencë biznesi & marketingu.
🎥 Gloremia
YouTube Channel
Kanal YouTube me tematika argëtuese, edukative dhe socializuese për fëmijë.
Përmbajtja:
- Video content & storytelling.
- Produksione kreative për YouTube & social media.
- Formate origjinale me përcjellje mesazhesh sensibilizuese dhe njëkohësisht argëtuese.
🎉 TOA Events
Agjenci eventesh & aktivitetesh kreative për fëmijë
TOA Events organizon evente dhe aktivitete për fëmijë, në funksion promovimi dhe ruajtje & forcimi reputacioni për brandet me të cilat punojmë. Në bashkëpunim me biznese, partnerë strategjike dhe institucione të ndryshme, Toa Events realizon projekte në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni, duke operuar në këtë mënyrë, me standarte profesionale në nivel rajonal.
Toa Events ofron:
- Organizim eventesh & aktivitete tematike të personalizuara.
- Fushata promocionale.
- Evente familjare & korporative.
- Jo thjeshtë evente, por show, momente, përvoja të paharrueshme me vlera për audiencën dhe brand-in.
🎈Playground
Ndërtim kënde lojërash & hapësira rekreative
Playground, brand-i i Top One i specializuar në ndërtimin e këndeve të lojërave dhe krijimin e hapësirave rekreative argëtuese, cilësore dhe të sigurta për fëmijët. Krijojmë ambiente ku fëmijët socializohen dhe argëtohen. Hapësira që u shërbejnë gjithashtu bizneseve në zhvillimin e imazhit, shtimin e klientëve dhe promovimit.
Ofron:
- Ndërtim këndesh lojërash të brendshme dhe të jashtme.
- Projektim dhe realizim hapësirash rekreative.
- Shitje lojërash.
